Planifikoi sulme ndaj ish-shokëve: Agjenti iranian, disa herë në vendin tonë me identitete të ndryshme

16:12 | 23/10/201916:120

Hetimet e Shërbimit Informativ Shtetëror kanë zbuluar se Alireza, një ish-anëtari i MEK ka qenë disa herë në vendin Shqipëri me identitete të ndryshme. Dyshimet janë se ish-anëtari i MEK ka ndihmuar me informacione dy gazetarët e rremë që u ndaluan në Tiranë, të cilët janë pjesë e regjimenti special i Gardës Revolucionare të Iranit.

Si anëtarë të celulës terroriste janë dy persona të tjerë, me origjinë iraniane, ku njëri prej tyre kanë qenë edhe ish-anëtari i MEK. Agjencitë ligjzbatuese theksuan se, grupi përbëhej nga katër persona, të cilët koordinoheshin nga Peyman një anëtar i forcave “QUDS”.

Alireza Nagashazadeh jeton në Austri dhe është një ish-anëtar i MEK, ndërsa Melek Zadeh vepron në shtetin turk. Rolin kyç për dhënien e informative e ka pasur Alireza Nagashazadeh, i cili dyshohet se, ka ndihmuar me të dhëna dy gazetarët e rremë që u ndaluan në Tiranë, Marsin e 2018.

Ai gjithashtu dyshohet nga Shërbimi Informativ Shtetëror se ka qenë disa herë në vendin tonë me indentitet të ndryshme në emër të regjimenti special i Gardës Revolucionare të Iranit ose të njohur ndryshe si Forcat “QUDS”.

Trupat elitare “QUDS” u krijuan në vitin 1979 për të mbrojtur revolucionin islamik dhe është nën drejtimit ekzekutiv të Ajatollah Khameneit dhe jo Presidentit të Republikës apo ministrit të Mbrojtjes.

Këto forca përdoren kryesisht për operacione specialë, ushtarake apo inteligjence jashtë territorit të Iranit në shërbim të interesave të këtij shteti. Ato përfaqësojnë shtetin e Iranit në raport me njësitë e tjera të armatosura, dhe kryejnë zakonisht operacione ekstra ligjore sa herë që është e domosdoshme./ABC News Albania

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono