Ironia e Artetës: Penalltia e mohuar? Mendoj se është e qartë…

21:48 | 18/01/202021:480

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, foli menjëherë pas barazimit 1-1 kundër Sheffield United. “Topçinjtë” e tij e dominuan takimin dhe udhëhoqën për shumë minuta me rezultatin 1-0, ndërsa Sheffield barazoi në fund me anë të Fleck.

Kur rezultati ishte 1-0 në favor të Arsenalit, Pepe u pengua brenda zonës dhe pretendoi për penallti, e cila nuk u dha nga arbitri Mike Dean, por as nuk u kontrollua me VAR. Për këtë episod dhe mbarëvajtjen e takimit, Arteta tha: “Jam shumë i zhgënjyer. Mendoj se kemi lënë dy pikë.

Dominuam shumicën e takimit dhe kishim në kontroll kundërshtarin. Ata dolën vetëm një herë në sulm në pjesën e dytë, edhe ajo me top të gjatë. Humbëm duelin e parë ajror dhe më pas ishim të tërhequr. Ata shënuan me një gjuajtje me devijim dhe kjo ishte diçka që nuk e kishim në dorë.

Rasti i dyshimtë i Pepe? Mendoj se ishte e qartë. Nuk kam çfarë them tjetër. Nëse do të kemi VAR në këtë kampionat, atëherë t’i kontrollojë të gjitha rastet, jo vetëm disa prej tyre. Ky është problemi i vetëm”, tha mes të tjerash strategu i Arsenalit.

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono