Irani prezanton një armë të re shkatërruese

09:02 | 02/12/2018

Irani ka prezantuar një armë shkatërruese, në kohën e marrëdhënieve të tensionuara me Shtetet e Bashkuara.

Në një ceremoni të transmetuar direkt në televizionin publik, kjo armë u bë pjesë e ushtrisë së Iranit në një bazë në Bandar Abbas. Shkatërruesi i quajtur Sahand, ka një kuvertë për helikopterë, lëshues raketorë, anti-sulmues ajror dhe anti-sulmues nga anijet.

Irani ka çuar pajisjen e parë shkatërruese më 2010 në Gjirin Persik. Raportohet se Irani posedon edhe pesë sosh. Më 20 Nëntor, ushtria iraniane ka njoftuar për blerjen e dy nëndetëseve për misione nënujore, si ato në Gjirin Persik.

Këto njoftime pretendojnë të rrisin figurën e ushtrisë së Iranit në kohën kur marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara janë tensionuar, pas rikthimit të sanksioneve që ishin tërhequr me marrëveshjen bërthamore të vitit 2015.

Presidenti amerikan Donald Trump, kishte thënë se marrëveshja është tërhequr për shkak të ndikimit të Iranit në Siri, Jemen, Liban dhe Irak si dhe krijimit të armëve bërthamore. /REL


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono