Irak, dënim me vdekje për 3 francezë

18:00 | 26/05/201918:000

Një gjykatë në Irak ka dënuar me vdekje 3 shtetas francezë që ishin bashkuar me Shtetin Islamik. Bëhet fjalë për dënimin e parë kapital që jepet për luftëtarët e huaj.

Tre shtetas francezë janë dënuar me vdekje nga një gjykatë irakene pasi u shpallën fajtorë pse ishin anëtarësuar në radhët e Shtetit Islamik. Tre të pandehurit, të identifikuar si Kevin Gonot, Leonard Lopez dhe Salim Mashu kanë 30 ditë kohë për të apeluar vendimin. Ata ishin mes 12 shtetasve francezë të arrestuar në Siri nga luftëtarët e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara dhe ishin transferuar në Irak për t’u gjykuar.

Të tre ata janë të parët militantë të ISIS nga Franca që dënohen me vdekje. Qeveria franceze nuk e ka komentuar ende vendimin e së dielës të gjykatës irakene, por i pyetur për çështjen në muajin shkurt, presidenti Emanuel Makron deklaroi se ishte një çështje e brendshme irakiene. Grupet e të drejtave të njeriut kanë kritikuar ashpër gjyqe të tilla, duke deklaruar se shpesh herë gjykatat bazohen në prova rrethanore ose në dëshmi të bëra nën presion.

Rreth 1 mijë luftëtarë të huaj, mes të cilëve gra dhe fëmijë, mendohet se mbahen të ndaluar nga Forcat Demokratike Siriane. Iraku është vet-ofruar t’i gjykojë të gjithë ata dhe deri tani ka gjykuar qindra prej tyre, por ky është vendimi i parë me vdekje./ABC News Albania 24/7


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono