Investimi i CR7 dhe këshilla për të rinjtë, Ferdinand kujton takimin e çuditshëm

18:33 | 08/11/201918:330

Rio Ferdinand luajti 6 sezone me Cristiano Ronaldon te Manchester United. Ish-kapiteni i “Djajve të Kuq” ka zbuluar një detaj interesant në lidhje me portugezin dhe fiksimin e tij për t’u bërë futbollisti më i mirë në planet. 41-vjeçari anglez rrëfen për Goal momentin kur shkoi në shtëpinë e Cristianos dhe u habit kur pa 10 persona të tjerë në dhomën e tij.

Ronaldo ishte personi i parë që kam parë të investojë në krijimin e një skuadre personale. Një ditë shkova në shtëpinë e tij dhe e gjeta në shoqërinë e një tufe njerëzish. ‘Cilët janë këto persona, çfarë po ndodh këtu?’, e pyeta.

Ai nisi të më përgjigjej: ‘Ky është kuzhinieri im, ky tjetri është fizioterapisti, ky është mjeku, ndërsa ky trajneri personal‘. Nëse do ju jepja një këshillë të rinjve, do u thoja që të investojnë në të njëjtën mënyrë te vetja e tyre“, përfundon Rio Ferdinand. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono