Zhvillimet politike në Shqipëri sipas politikanit Kastriot Islami
“Heqja e imunitetit, kusht i BE për statusin e vendit”
14 shtator 2012 22:08
Deputeti Kastriot Islami gjatë një bisede në studion e Abc News komentoi seancën e legjislacionit të zhvilluar për nismën e PS-së për ndryshimet kushtetuese. Islami gjatë fjalës së tij theksoi faktin se ndryshimet kushtetuese kërkojnë shumë kohë dhe se kjo është një nismë, të cilën PS e ka vënë si kusht për të votuar heqjen e imunitetit.