Imunitetit flet përgjegjësi për prioritetin numër 8 antikorrupsion
Pollo: Opozita po pengon marrjen e statusit të vendit kandidat
07 gusht 2012 10:56
Përgjegjësi për prioritetin numër 8 të Bashkimit Europian dhe që lidhet me antikorrupsionin, ministri i Inovacionit Genc Pollo gjatë një bisede në studion e “ABC News” ka folur për seancën plenare të 6 gushtit për heqjen e imunitetit duke u shprehur se opozita po përpiqet të pengojë integrimin e vendit. Pollo u shpreh se kreu i Partisë Socialiste Rama po mundohet të bëjë fushatë me çështjen e imunitetit.
Pollo u shpreh se imuniteti i zyrtarëve të lartë pengon mbledhjen e provave dhe hetimet për çështje korrupsioni.