Gjata: Numërimi elektronik sjell rezultate në kohë reale
Ish-kreu i KQZ-së foli në Abc News për administrimin e zgjedhjeve
29 mars 2012 22:41
Juristi Çlirim Gjata gjatë një interviste për abc neës foli për administrimin e zgjedhjeve duke u shprehur se KQZ-ja është ajo që i përgatit zgjedhjet, rëndësia më e madhe sot është kompetenca që do t’i jepet asaj. Përsa i përket procesit të numërimit Gjata u shpreh se numërimi elektronik do të jetë një risi për vendin tonë dhe do të sjell rezultate në kohë reale në të gjithë Shqipërinë. Me pas Gjata u ndal dhe në debatet më të fundit në lidhje me kufizimin e imunitetit duke u shprehur se kufizimi duhet të bëhet me ligj vullneti.