Interi në ekstazë për Eriksen, i përgjigjet Kim Kardashianit në Twitter

17:28 | 28/01/202017:280

Transferimi i Christian Eriksen ka gëzuar jo pak popullin interist, por jo vetëm. Edhe adminët e faqes zyrtare të Interit në Twitter, kanë qenë shumë aktiv me foto të yllit danez, duke shprehur lumturinë e tyre për afrimin e fantazistit.

Megjithatë, me postimin e tyre më të fundit, e kanë lëshuar disi dorën. Në fillim të vitit 2019, modelja e njohur botërore, Kim Kardashian, solli në jetë djalin e saj dhe bëri një postim në Twitter: “Ai është këtu dhe është perfekt!”

Këtyre fjalëve të modeles së njohur, Interi iu është përgjigjur me një foto të Eriksen, duke bërë që të plasin të qeshurat në komentet e postimit. Ekzaltimi i zikaltërve për këtë transferim, është më se i dukshëm…/abcnews.al

Postimi i Interit në Twitter:

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono