Inter gati për të shpenzuar mbi 100 mln euro

17:00 | 15/06/201917:000

Drejtuesit e skuadre së Interit janë të gatshëm të plotësojnë kërkesat e trajnerit Antonio Konte. Zikaltërit pritet të shpenzojnë mbi 100 mln euro për tre futbollistë.

Drejtuesit e skuadre së Interit janë duke punuar maksimalisht për t’i rezervuar teknikun Antonio Konte një skuadër të denjë për të rivalizuar në të gjitha kompeticionet. Zikaltrit do të nisin fazën përgatitore në Lugano dhe Konte kërkon të paktën tre blerje deri në atë periudhe. Sulmuesi i Romës Edin Xheko ka qenë një kërkesë e hershme e trajnerit Konte dhe palët janë duke vijuar negociatat prej kohesh. Zikaltërit kanë gjetur akordin me lojtarin boshnjak por tashmë ka mbetur për t’u bindur Roma që kërkon rreth 25 mln euro ndërkohe që Inter është ndalur ne 15 mln. Gjithsesi kalimi Xhekos në San Siro është çështje kohe për sa kohë ka pranuar ofertën e zikaltërve.

Strategu i zikaltërve nuk e dëshiron Ikardin në skuadër dhe për të formuar dyshen e sulmit me Xhekon kërkon një tjetër shtatlarte. Romelu Lukakun e Manchester United. Djajtë e kuq nuk heqin dorë nga kërkesa prej 90 mln euro ndërkohe që Inter e ka gati strategjinë për të mbërritur te ylli belg. Me parat e siguruara nga shitja e Ikardit do të përdoreshin për të financuar operacionin e Lukakut. Zikaltërit nuk janë të gatshëm të paguajnë 90 mln por 20 mln me pak.  Manchester United mund të pranonte 70 mln euro për një lojtar që nuk ka bindur në dy vite në Old Trafford.

Nicola Barela është një tjetër objektiv i Interit. Zikaltërit ofrojnë 35 mln euro plus 5 mln bonuse për talentin e Kaljarit por këta të fundit kanë rritur pretendimet dhe kërkojnë jo më pak se 50 mln, kjo edhe për shkak të paraqitjeve të futbollistit me kombëtaren italiane në kualifikueset e euro 2020./ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono