Inter futet në garë për Federico Chiesa

22:59 | 15/05/2019

Interi futet në garë për sulmuesin e talentuar Federico Chiesa. Barcelona nuk heq dorë nga mbrojtësi holandez De Ligt.

Drejtuesit e skuadrës së Interit po planifikojnë për të ndërtuar një skuadër të aftë për të rivalizuar me Juventusin edicionin e radhës. Së fundmi mediat italiane raportojnë se zikaltërit janë skuadra e radhës që interesohen për sulmuesin e Fiorentinës Federico Chiesa. 22-vjeçari ka një klauzolë largimi prej 80 milionë euro. Një shifër tepër e lartë që Inter kurrsesi nuk është i gatshëm ta paguajë. Inter mund të arrijë te Chiesa duke ofruar 45 mln euro dhe tre lojtarë. Për talentin italian janë të interesuara edhe Juventusit, Liverpool dhe Paris Saint Germain.

Barcelona nuk dorëzohet në garën për mbrojtësin e Ajaks De Ligt. 19-vjeçari që njëkohësisht është edhe kapiteni i skuadrës holandeze admirohet shumë në kampin katalanas. Katalanaasit i garantojnë futbollistit rolin e titullarit edhe pse në pozicionin ku luan De Ligt janë lojtarë si Pique, Umtiti apo Lenglet. Garancia është ajo që kërkon edhe lojtari në fjalë pasi nuk do të pranonte kurrsesi stolin. Në garë për De Ligt është skuadra e Juventusit që e konsideron futbollistin si një garanci për 10 vitet e ardhshme ndëekohë që spanjollët janë favoritë absolutë për të nenshrkuar me 19-vjeçarin.

Juventus dhe Joao Cancelo mund të ndërpresin bashkëpunimin në rast se trajneri Allegri qëndron të paktën edhe sezonin e ardhshëm. Tekniku livornez nuk e admiron mbrojtësin portugez pasi nuk ofron siguri në repartin difensiv duke lënë shumë hapësira pas shto këtu edhe gafat gjatë sezonit që i kanë kushtuar jo pak Juventusit. Destinacioni i radhës për Cancelon pritet të jetë Manchester City i tajnerit Pep Guardiola. Qytetarët janë të gatshëm të ofrojnë deri në 60 milionë euro për shërbimet e portugezit. Gjithsesi e ardhmja e mbrojtesit të krahut të djathtë do të varet nga qëndrimi ose jo i trajnerit Allegri./ABC News Albania 24/7


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono