Inter-Barcelona jo vetëm në fushë: Takohen drejtuesit, katër emra në tryezë

11:05 | 09/12/201911:050

Inter dhe Barcelona do të luajnë nesër në “San Siro”, duel që është jetik për ekipin italian (një fitore sjell kualifikimin) dhe pa asnjë vlerë për miqtë katalanas. Përballje ka pasur dhe do të ketë edhe mes drejtuesve të klubeve.

Katalanasja Sport raporton se të premten ka ndodhur një takim mes zyrtarëve të dy klubeve në lidhje me merkaton. Objektivi i madh i Interit është Arturo Vidal. Mesfushori i pëlqen shumë Antonio Contes, teksa Barcelona kërkon 20 milionë euro për kartonin e 32-vjeçarit.

Conte dhe Vidal gjatë kohës kur ishin pjesë e Juventusit

Shifra mund të zbresë në 15 milionë, ndërsa Barcelona ka marrë informacion mbi Lautaro Martinez dhe Stefano Sensin. Drejtuesit e dy klubeve do të takohen sërish pas ndeshjes sipas Mundo Deportivo. Edhe Rakitic i pëlqen zikaltërve, por ai kushton më shumë se Vidal.

Nga ana tjetër, Barcelona pëlqen shumë Lautaron. “Ai po paraqitet shumë mirë me Interin, por nuk është i vetmi që më ka impresionuar”, është shprehur Bartomeu, presidenti i kampionëve të Spanjës. Lojtari ka një klauzolë largimi prej 111 milionë eurosh dhe Interi pret këto ditë agjentët e lojtarit për të firmosur rinovimin, teksa spanjollët janë gati për të përfituar. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono