Integrimi në BE, Milo: Klasa politike t’i thërrasë mendjes

21:18 | 27/05/2019

Sipas ish-ministrit të Jashtëm, Paskal Milo, duhet që palët politike të veprojnë në emër të interesit kombëtar për t’i hapur rrugën zgjidhjes së krizës në vend. I ftuar në emisionin “Byro Politike” nga Juli Xhokaxhi, Milo theksoi se Shqipëria duhet t’i japë mesazhin BE-së se e meriton integrimin në BE. Pikërisht ky duhet të jetë shqetësimi i palëve politike sipas tij.

“Unë them që do jetë faktori i jashtëm që do përcaktojë hapjen e negociatave brenda këtij viti. Ajo që do vendosë për hapjen e negociatave do të jetë se si do shkojnë punët në Shqipëri. Ky do jetë shqetësimi i klasës politike shqiptare, si do krijojë kushtet që Shqipëria të stabilizohet politikisht dhe me qëllim që të japë një mesazh që Shqipëria e meriton hapjen e negociatave. Duhet menduar shumë. Duhet vepruar në emër të interesit kombëtar dhe jo në interes politik të çastit të njërës apo tjetrës palë politike. Deri tani unë shikoj të prevalojë interesi kombëtar për t’i hapur rrugë çeljes së negociatave. Nëse kjo nuk ndodh nuk duhet të shpresojmë që do të paraqitemi në sytë e vendeve evropiane si shtet me qëndrueshmëri politike që meriton hapjen e negociatave. Përgjegjësia e klasës politike është t’i thërrasin mendjes në emër të integrimit evropian të Shqipërisë”, tha Milo.

Edhe ish-ambasadori Agim Nesho tha se Bashkimi Evropian nuk mund të pranojë një vend që është në krizë.

Unë dua të dalloj një moment që ne përpiqemi që problemet tona t’i projektojmë jashtë. Atë që do shprehin të huaj ndaj nesh janë ato që duhen korrigjuar në vend. Ky proces do varet shumë nga çfarë bëjmë ne dhe kush është problematika e Shqipërisë sot. Nuk mund të pranohet, duhet të jemi koshientë, një vend që është në krizë nuk mund të pranohet në BE pa parë të gjitha kriteret e tjera. Nuk e kanë të huajt, e kemi ne”, u shpreh Nesho gjatë emisionit “Byro Politike”./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono