Integrimi ekonomik rajonal, fokusi i Samitit të Ballkanit në Durrës

15:30 | 27/08/201815:300

U mbajt sot në Durrës Samiti i Vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në fokus të tij ishin çështje të integrimit ekonomik rajonal, heqja e barrierave doganore dhe hapja e vendeve të reja të punës. Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp u komentua dhe çështja e rishikimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

Me disa ndryshime, por edhe mungesa në formacion Kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Komisioneri për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johanes Hahn u ritakuan të hënën pas saktësisht një viti në Durrës.

Mikpritës ishte po kryeministri Rama. Pas protokollit formal, nisi mbledhja informale.

Samiti një ditor i cili u zhvillua pa praninë e mediave pati në fokus krijimin e një vizioni të përbashkët mbi Strategjinë e Integrimit europian, zbatimin dhe Fuqizimin e Zonës Ekonomike Rajonale, Marrëveshjen për komunikimet Roaming si dhe fillimin e negociatave për marrëveshjet e njohjes reciproke të kualifikimet akademike dhe profesionale.

Eurokomisioneri për Zgjerimin, Hahn tha gjatë konferencës së përbashkët për shtyp pas takimit se u diskutua për integrimin ekonomik.

“Në Shqipëri dhe Maqedoni është bërë shumë progres që ka çuar në konkluzonet e këhsillit për pranimin dhe mendoj që miratimi përfundimtar nga viti që vjen do të mund të bëhet realitet.  Kemi diskutuar për integrimin ekonomik, për atë që është realizuar deri tani, dhe është mbreslënëse ajo që është realizuar. Nëtë  gjithë rajonin janë hapur 80 mijë vende të reja pune. Është rritur 18% tregtia mes vendeve të rajonit në krahasim 2016. Kjo për shkak të rritjes së ekonomisë dhe tregtisë së vendeve të rajonit me BE.”.

Ndërsa kryeministri shqiptar Edi Rama njoftoi gjatë po kësaj konference se është diskutuar në samit më gjerësisht për marrëdhëniet mbi ecurinë e përbashkët në BE.

“Qasjet për eleminimin e barrierave jotarifore, rritjen e shkëmbimeve tregtare midis vendeve, por edhe aspektet që lidhen me iniciativat brenda grupit të vendeve si ndër të tjera edhe inciativa më e  afërt ajo e ngritjes së qëndrës për zhvillimin e qëndrueshëm në Malin e zi që të gjithë e mbështesim fuqimisht”.

Objektiv konkret sipas tij, është ngritja e qendrës për zhvillimin e qëndrueshëm teknologjik në Malin e Zi, iniciativë kjo që u përshëndet nga kryeministri malazes Dushko Markoviç.

 “Ramë dakord që plani i veprimit duhet të jetë axhenda që na mban në lëvizje të gjithë, që ekonomitë tona të rriten më shumë”.

Ndërsa kryeministri kosvar Ramush Haradinaj, kaloi sërish përtej temës së samitit, kur vuri theksin tek kryetema që vjen nga Kosova, korrigjimi i kufinjve me serbinë.

“Kosova i ka kufijtë e saj me Shqipërinë, me Malin e Zi, me Serbinë, me Maqedoninë  dhe i respektojmë dhe nuk mendoj se duhet ndonjë kreativitet i ri për dizenjimin e tyre, por duhet t’i respektojmë kufijtë që kemi”.

Në takimin e sotëm morën pjesë vetëm tre nga gjashtë kryeministrat e rajonit që ishin ftuar, pasi kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç, ai i Bullgarisë dhe ai Maqedonisë nuk kishin ardhur. /abcnews.al

 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono