INSTAT: Shumica e grave dhunohen, 1 në 5 përjetojnë dhunë seksuale

16:55 | 24/05/2019

Instat publikon të dhëna alarmante përsa i përket dhunës së grave dhe vajzave në vendin tonë. Studimi është kryer gjatë 2018 dhe rezultatet janë të frikshme pasi 1 në 2 gra ka pranuar se është dhunuar fizikisht , ndërsa 1 në 5 gra pranon të jetë dhunuar seksualisht.

Një në dy gra shqiptare ose 52.9% kanë përjetuar dhunë gjatë jetës së tyre. Këto shifra janë prezantuar gjatë një konference me temë “Dhuna ndaj grave dhe vajzave, 2018”, të mbajtur nga  Instituti i Statistikave në bashkëpunim me UNDP dhe UN Women. Ky studim u krye në 12 prefektura të vendit dhe rezultatet janë alarmante pasi dhuna ndaj femrave vazhdon të jetë një fenomen shumë i përhapur në vendin tonë.

Pjesë të këtij studimi janë bërë 3443 familje dhe femra të grupmoshave 18-74 vjeç.

Rezultatet janë të frikshme pasi:

65.8% e grave  kanë përjetuar dhunë nga partneri,

47% kishin përjetuar dhunë në familje nga partneri intim,

1 në 5 gra kishin përjetuar seksuale

18.2% e grave kanë përjetuar dhunë jo nga partneri

Gjatë studimit 18.1 % e grave kanë përjetuar ngacmim seksual

12.6 % kanë përjetuar përndjekje

Në fjalën e saj  Drejtoresha e INSTAT, Delina Ibrahimaj u shpreh se ky fenomen cenon rëndë të drejtat e njeriut dhe u bëri apel institucioneve shtetërore të marrin masa të menjëhershme.

Ajo çka mbetet më shqetësuese është fenomeni i pranimit të dhunës nga gratë, pasi 1 në 2 prej tyre e  cilësojnë dhunën si një çështje private midis partnerëve.

46.5%  besojnë se duhet te durojnë dhunën për hir të familjes

26.1% mendojnë e nuk duhet të tregojnë kur dhunohen.

Në përfundim të studimit 83% e grave mendojnë se duhet të ketë ligje që të mbrojnë gratë dhe vajzat nga dhuna. Fenomenin i dhunës ndaj femrave vazhdon të jetë një plagë e hapur e shoqërisë Shqiptare pavarësisht fushatave sensibilizuese që po kryhen herë pas here.

Dhuna është e  përhapur në të gjitha shtresat sociale./ABC News Albania 24/7

 

 



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono