INSTAT publikon shifrat: Në 2018 u rrit vdekshmëria e nënave dhe foshnjeve

15:00 | 25/07/2019

INSTAT ka publikuar shifra shqetësuese për rritje të vdekshmërisë për nënat dhe foshnjat në vitin 2018. Sipas raportit 7.3 femra në 100 mijë lindje humbën jetën, niveli më i lartë i regjistruar prej vitit 2011.

Sapo i kanë sjellë në jetë, i thonë lamtumirë.

Nuk janë pak. Shifrat e publikuara nga INSTAT tregojnë se të paktën 7 femra për 100.00 lindje, kanë humbur jetën në vitin 2018, nga 6.3 që ishte një vit më parë. Nga ana tjetër Instituti i Statisktikave saktëson se edhe pse në 2018 është shënuar rritja e  vdekshmërisë së nënave, ky tregues në Shqipëri është shumë më poshtë mesatares botërore.

Vdekshmëria foshnjore është një tjetër fenomen që tërheq vëmendjen në Shqipëri. INSTAT tregon se në vitin 2018, të paktën 257 foshnje kanë vdekur, nga 28,934 bebe të lindur. Sipas Institutit të Statistikave, në 2017, numri i foshnjeve të vdekura ishte  8.0 për 1000 lindje. Humbja e jetës e nënave gjatë apo pas përfundimit të shtatzanisë, ka si shkak sipas INSTAT më shumë mënyrën se si menaxhohet shtatzania, sesa arsyet aksidentale. Ndërsa  rritja e vdekshmërisë foshnjore në vend, shoqërohet sipas statistikave me ulje të numrit të lindjeve.

. /ABC News Albania 24/7


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono