Instagram po fsheh like-t?

10:40 | 19/07/201910:400

Instagram po fsheh numrin e like-ve të bëra në postime për të shmangur presionin mes përdoruesve të këtij rrjeti social. Duke fshehur like-t, Instagram synon që ndjekësit të përqendrohen më shumë në postimin e bërë sesa në numrin e pëlqimeve të asaj që kanë publikuar. Ky ndryshim ka prekur vende të ndryshme, duke përfshirë edhe Australinë dhe Japoninë.

Deri në këto momente, çdo person që ka një llogari dhe e përdor atë, mund të shohë  numrin total të njerëzve që e kanë pëlqyer postimin, por Instagram ka ndërmarrë një tjetër hap që i ka prekur jo pak përdoruesit.

Tanimë, poshtë fotos do të shfaqet vetëm emri i një personi dhe versioni “të tjerë”, pa treguar numrin ekzakt të pëlqimeve që një person mund të marrë në account-in e tij. Numri i pëlqimeve në Instagram do të jetë i dukshëm vetëm për personin që e ka account-in dhe jo për të tjerët.

Një zëdhënës i Instagram tha se kompania nuk po e teston këtë ndryshim, por se gjithmonë është duke eksploruar mënyra për të zvogëluar presionin ndaj përdoruesve të tij.

Ky vendim i prodhuesve për të krijuar një prototip të ri ka nxjerrë në pah, në mënyrë të menjëhershme, pakënaqësitë e përdoruesve dashamirës të shifrave të larta.

Klan Plus

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono