Inaugurohet shkolla 9-vjeçare “Kosova” në Tiranë

10:37 | 17/09/201810:370

Pas 15 vitesh, shkolla 9-të vjeçare “Kosova” çeli sot dyert e saj për të mirëpritur 400 nxënës. Për të uruar nxënësit dhe stafin pedagogjik në ditën e parë të vitit të ri shkollor, ishte i pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Lindita Nikolla dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Në fjalën përshëndetëse, Kryeministri Edi Rama deklaroi se pas 15 vitesh merr fund kalvari i një lufte afro pesëmbëdhjetë vjeçare, me ata që e dogjën dhe që donin ta kthenin këndin historik të shkollës Kosova në pallat.

“Këtu në këtë truall u ngatërruan të gjitha sëbashku që nga babëzia e deri te korrupsioni i gjykatave. Shkolla u dogj trualli u kthye në mënyrë krejtësisht të paligjshme më pas u prenë pishat që ishin këtu më parë dhe territori u kthye në parkim. Nga të katër anët u bë çmos për ta marrë lejen e pallatit që do kishte zënë përfundimisht këtë kënd historik të arsimit të Tiranës. Pastaj administrata e kaluar e bashkisë e vuri në plan të ndërtonte pallat dhe më në fund ky makth mbaroi me ndryshimin në Bashkinë e Tiranës dhe me futjen në rrugë të projektit të ri që sot nuk është më një projekt në 3D por është një projekt përpara syve tanë. Besoj se është koha dhe sëbahsku me Erionin do ta çlirojmë dhe pjesën djathtas në mënyrë që të kemi një hapësirë të denjë midis shkollës Kosova dhe gjykatës dhe fëmijët të përfitojnë më shumë mjedis publik”.

Tha Rama teksa dha lajmin e mirë se është gati dhe nisja e punës për ndërtimin e 17 shkollave të reja në kryeqytet sëbashku me Bashkinë.
Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Lindita Nikolla vlerësoi kryebashkiakun Erion Veliaj për ndërtimin e kësja shkolle.
Kryebashkiaku Erion Veliaj uroi nxënësit e shkollës “Kosova” për fillimin e vitit të ri shkollor që këtë vit nuk do të duhet të studiojnë me dy turne të shpërndarë nëpër shkolla të tjera.

“Mua sot më gëzon zemra kur shoh ish-shkollën time e transformuar pas një kaluari shumë shumë të gjatë. Jam i sigurt që sot i gëzon zemra jo vetëm atyre që janë nxënës, por atyre që janë prindër, atyre që janë gjyshër dhe gjyshe, atyre që janë dhe fqinjët e këtij komuniteti dhe anëtarët e këtij komuniteti se si shohin një tokë të shkretë, një histori të dhimbshme të tranzicionit tonë të transformuar në një mrekulli. Ne të gjithë kemi qenë krenar dhe kemi thënë, kemi bërë shkollën “Kosova”,

U shpreh Veliaj, teksa tha se shkolla Kosova përfaqëson edhe një histori që e përmbledh gjithë tranzicionin e saj në pak metra katrorë.
Kreu i Bashkisë falënderoi kryeministrin Rama dhe qeverinë për vendimin e marrë për të mbështetur transformimin e kësaj shkolle ku do edukohen brezat e ardhshëm.

Shkolla Kosova është një godinë me 4 kate, 3 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë, ku është vendosur biblioteka e shkollës, një sallë leximi, si dhe një zonë për ruajtjen e librave. Gjithashtu, disa ambiente të shkollës, si auditoriumi, do të jenë edhe në shërbim të komunitetit. Shkolla ka laboratorë dhe të gjitha lehtësirat e tjera për procesin mësimor, ndërsa tarraca është e gjelbëruar, kurse fasadat janë veshur me elementë hidroizolues dhe termoizolues./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono