Inagurohet godina e re e drejtësisë, kreu i KLP: Ju tregojmë shtëpinë tonë të re

20:13 | 22/07/2019

Inaugurohet shtëpia e re e drejtësisë. Godina që do të ketë vendndodhjen e saj te ish-Fusha e Aviacionit, do të vendoset administrata e KLP-së dhe KLGJ-së. Kjo godinë do të emrërtohet si “Poli i Drejtësisë”. Inaugurimi u bë sot, në 3-vjetorin e miratimit të Reformës në Drejtësi.

Në ceremoninë e inaugurimit morën pjesë shumë personalitete, si e ngarkuara me punë e SHBA-ve në Tiranë, Leyla Moses-Ones, shefja e ONM-s Genoveva Ruiz Calavera, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj si dhe drejtuesit e KLP, Gent Ibrahimi, KLGj dhe Magjistraturës.

Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Genti Ibrahimi gjatë fjalës së mbajtur në këtë ceremoni, u shpreh se lajmet nga drejtësia fatkeqësisht i ngjajnë një buletini lufte, që nga vettingu, vonesa dhe reminishenca të kaluara, të cilat edhe sot i ngatërrohen nëpër këmbë drejtësisë së re.

Ne bëmë çmos që ta organizonim sot këtë ceremoni, pikërisht sot në ditën e përvjetorit të amendamenteve kushtetuese që celën siparin e reformës në drejtësi. Deshëm që sot t’ju tregojmë shtëpinë tonë të re si dhe të ndaj me ju emocionin e betimit të magjistratëve të rinuj. Janë dy momente me ngarkesë të lartë, simbolike pozitive, që vijnë pas një kohe të gjatë, kur lajmet nga sistemi i drejtësisë për fat të keq i ngjajnë një buletini lufte. Një buletini me vetting, me vonesa me reminishenca që nga e kaluara që ende i ngatërrohet nëpër këmbë instutucioneve të reja. Linjat e hijshme dhe të drejta të kësaj godine të simbolizojnë sistemin e drejtësisë në këtë vend“, u shpreh Ibrahimi./abcnews.al

 



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono