In vitro, “Hygeia” histori suksesi, rastet kur një çift duhet të drejtohet te mjeku për të lindur fëmijë

10:48 | 09/12/201910:480

E ftuar në “ABC e mëngjesit” me Enkel Demin, doktoresha Otilia Dekovi ka shpjeguar lindjen e fëmijë in vitro. Ajo thekson se është një proces që i vjen në ndihmë çifteve që kanë vështirësi në lindjen e fëmijëve.

Procedura in vitro është një mundësi për çiftet dhe po vazhdon rritjen e saj të suksesit, por janë detajet që bëjnë diferencë pasi trajtimi i bërë si duhet ndihmon në realizmin e procesit.

“Nëse pas një viti marrëdhënie çifti nëse nuk arrin në shtatëzani duhet të kërkojë ndihmën e mjekut”, tha ajo.

Ndër të tjera doktoresha shpjegon se arsyet ende nuk janë plotësisht të qarta se përse çiftet kanë vështirësi në lindjen e fëmijës. Ajo thekson se  40% ndikon faktori mashkull, 40 faktori femër dhe 20 % mbetet ende e  paverifikuar.

“Ka një rritje të numrit të rasteve dhe duhet një stimulim i mirëfilltë për të evidentuar shkaqet, ndoshta edhe mosha e rritur e femrave ndikon”, shprehet ajo.

“Fëmija që lind nëpërmjet procedurave të bashkimit in vitro është një fëmijë bilogjik i çiftit. Sepse është arritur si bashkim i qelizave të tyre dhe ky bashkim është arritur në mënyrë laboratorike. Eshtë thjesht një ndihmë për këta prindër. Duhet të bëhët trajtimi i duhur dhe në momentin e duhur në mënyrë që të lindin një fëmijë të shëndetshëm”, tha Dekovi.

Ndër të tjera ajo thekson se nuk dihen ende përgjigjet se përse ndodh që të mos realizohet fertilizimi in vitro, por një arsye mund të jetë për shkak të moslidhjes së një filli, theksoj se numri i fëmijëve in vitro ka ardhur në rritje, shprehet ajo.

IVF , bashkimi i qelizës femërore të vezës në kushte laboratorike, nuk ka nevojë që të gjitha gratë të stimulohen në të njëjtën mënyrë, shprehet Dekovi./abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono