Ikën përfundimisht Vangjush Dako, betohet Valbona Sako

16:45 | 02/08/2019

Kryetarja e Bashkisë së Durrësit Valbona Sako është betuar për një mandat të parë në krye të këtij institucioni. Në ceremoni ishte i pranishëm edhe paraardhësi i saj, Vangjush Dako.

Valbona Sako është betuar për një mandat të parë në krye të bashkisë së Durrësit, duke u bërë në këtë mënyrë femra e parë që drejton qytetin e dytë për nga rëndësia.

Në ceremoninë e mbajtur në godinën e prefekturës mori pjesë kryebashkiaku për tre mandate radhazi  Vangjush Dako, ministrja e Shtetit per Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, zëvendësministrja e Brendshme Rovena Voda, prefekti i Durrësit Roland Nasto, deputetë socialistë etj.

Sako në fjalën e saj të parë si kryebashkiake falenderoi Dakon, duke thënë se ndjehet e emocionuar, por edhe e vlerësuar që këtë detyrë e merr nga ai.

Në këtë mbledhje u krye edhe konstituimi i Këshillit të Ri Bashkiak, ku u procedua me zgjedhjen e kryetarit të Këshillit Bashkiak, Ani Dyrmishi dhe betimin e 51 anëtarëve të rinj. /ABC News Albania 24/7

 


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono