Ikardi i premton besnikëri Interit

20:34 | 17/05/2019

Sulmuesi argjentinas Mauro Icardi i premton besnikëri Interit. 26-vjeçari deklaron publikisht se nuk do të largohet nga “San Siro” në merkaton e verës.

Mauro Icardi i premton besnikëri Interit. Sulmuesi zikaltër ka reaguar pas zërave që e largonin nga skuadra e Interit. Argjentinasi ka vendosur të thyejë heshtjen  për të qartësuar tifozët.

Kohët e fundit, organet e shtypit kanë shkruar gjëra kundër mendimit dhe vullnetit tim, dëshrioj që të informojë të gjithë tifozët se i kam përsëritur klubit dëshirën për të qëndruar tek Interi.

“Që sot e tutje nuk dëshiroj keqkuptime. I kuptoj qëllimet e shtypit për të publikuar lajme te tilla. E përsëris, i kam komunikuar Interit se dëshira ime është për të qëndruar sepse Interi është familja ime. Koha do të tregojë se kush e ka thënë të vërtetën, “Forza Inter gjithmonë””, shkruan Mauro Icardi në Instagram.

26-vjeçari flitet se mund të largohet nga Interi pas prishjes së raporteve me trajnerin Spalleti dhe drejtuesit zikaltër. Gjithçka nisi pas heqjes së shiritit të kapitenit që nuk u prit mirë nga Icardi. Zërat flasin për kalimin tek rivalet e përbetuar të Juventusit, ndërkohë që pak ditë më parë, agjentja e lojtarit Uanda Nara tha se Icardi do të përshtatej shumë mirë me Cristiano Ronaldon. /ABC News Albania 24/7



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono