Iftari bën bashkë Metën, komunitetet fetare dhe diplomacinë

23:20 | 20/05/2019

Presidenti Ilir Meta,  përfaqësues të trupit diplomatik në Shqipëri dhe  krerët e komuniteteve fetare në vend u bënë bashkë në një darkë iftari. Mesazhi kryesor ishte   lumturia dhe paqja në familjet shqiptare.

Përfaqësues nga të gjitha komunitetet fetare ambasadorë, përfaqësues diplomatikë dhe personalitete të ndryshme, u bën bashkë në një darkë iftari me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Presidenti i Republikës Ilir Meta dha mesazh paqe e lumturie për gjithë shqiptarët.

“Agjerim të lehtë dhe të pranuar për të gjithë besimtarët sakrificat e tyre le të na ndihmojnë të gjithëve për të reflektuar më shumë e për të bashkëpunuar me njëri tjetrin akoma më shumë për të mirën e përbashkët”, tha Presidenti.

Kryegjyshi botëror Edmond Brahimaj uroj argjërim të lehtë për gjithë besimtarët myslimanë dhe  lumturi për familjet shqiptare

Mbrëmja e iftari,  shërben për të ndarë së bashku nderimin për Muajin e bekuar të Ramazanit. Muaji Ramazanit një mundësi për të shprehur vlerësimin ndaj Zotit si dhe vëllazërimin, mirëkuptimin dhe harmoninë ndër fetare që ekziston në Shqipëri. Muaji i bekuar i Ramazanit është muaji i mirëkuptimit, paqes dhe i mëshirës hyjnore./ABC News Albania 24/7


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono