Idro Seferi “kthehet” në korrespondentin e Drymades-it!

20:19 | 17/08/201920:190

Jemi mësuar ta shohim të raportojë nga Beogradi, por kësaj here është në Dhërmi. Bëhet fjalë për një ndër korrespondentët më të njohur shqiptar, Idro Seferin, i cili zhvilloi një intervistë për Edicionin Veror nga Drymades Inn, aty ku po kalon pushimet.

Idro tregoi se në Beograd tashmë kanë ngelur shumë pak shqiptarë. Sipas tij fakti që në Serbi ka një gazetar shqiptar tregon zhvillim.

“Në Beograd tani kanë ngelur pak shqiptarë. Dikur kanë pas jetuar mijëra shqiptarë., Tani mund të jenë rreth 2 mijë shqiptarë. Ka nga Shqipëria pak, që kanë ardhur nga vitet e fundit. Ka më së shumti nga Maqedonia dhe nga Kosova, nga koha e ish-Jugosllavisë. Në fillim ka qenë e çuditshme, sepse është edhe kjo që thamë tani. Kur nuk punon aty, natyrisht edhe njerëzit që i merr, i merr për herë të parë si gazetar shqiptar. I ka marrë dikush në telefon dhe pas kalimit të viteve tani krijohet një farë besimi sepse e dinë që ne ekzistojmë dhe citohemi në mediat jo vetëm në Serbi. Na citojnë sepse krijojmë lajme dhe në Shqipëri dhe në Kosovë. Tani rajoni është ndryshe nga koha kur kam shkuar unë sepse Shqipëri ka qenë shumë e veçuar nga ngjarjet rajonale, para 10 vitesh sesa tani dhe është pjesë e proceseve. Ke Vuçic, por ke edhe ramin ke edhe Thaçin”, tha Idro Seferi.

Idro u shpreh se në Serbi ka një turizëm tjetër lloj.

“Beogradi është 2 milionë banorë. Ka kala, vende të ndryshme dhe vijnë për turizëm më shumë të huaj, sepse ka shumë muzikë. Është i njohur për festat në Danub dhe në Savë. Aty zakonisht janë anije të mëdha që janë si disko. Shfrytëzohet shumë”, u shpreh gazetari.

Dikur njiheshin vetëm pak, por tani sipas Idro Seferit politikanët shqiptarë janë shumë të njohur edhe në Serbi.

“Tani nga çorapet e Kryeministrit Rama dhe çfarë do që ndodh qarkullojnë dhe në Shqipëri dhe atje. Është bërë më shumë edhe njerëzit duan ngjarje të ndryshme politike që më shumë raportohet për menunë e kuzhinës që do hanë dy presidentët sepse janë lodhur pak nga politika mendoj unë”, tha korrespondenti i ABC News në Beograd.

Po në politikë a do ta shohim ndonjëherë Idro Seferin?

“Jo, besoj kur të mërzitem shumë. S’e di. Dikur politika në Ballkan ka qenë politikë e ideve, dëshirave filozofike, kurse tani është Ballkani të integrohet me botën dhe po bëhemi vetëm pjesë komerciale siç është e gjithë bota partitë politike”, u shpreh ai./ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono