Icardi kthehet me gol

13:18 | 04/04/201913:180

Mauro Icardi u kthye me gol dhe me fitore tek Interi, por polemikat me trajnerin Spalelti dhe me tifozët vazhdojnë. Gazetat vlerësuan ish-kapitenin.

Më në fund, cirku mbaroi dhe filloi futbolli. Mauro Icardi hyri në arenën e tij, një fushë futbolli, duke shënuar një gol, e duke fituar një ndeshje.

Në stol ishte Luçiano Spalleti, që e kishte turpëruar me fjalët e tij pak ditë më parë, ndërsa në skuadër ishte Ivan Perisiç, i cilësuar si armiku kryesor brenda skuadrës së Interit. Gjithsesi, trajneri vazhdoi të ishte polemik.

“Ishte një ndeshje e shkëlqyer, – u shpreh ai, – të cilën ne e luajtëm me mendje të kthjellët, duke shënuar atëherë kur duhej. E dinim se Icardi ishte shumë i rëndësishëm për ne, dhe u paraqit mirë, por unë pres më shumë nga ai. Dua të them se prisja një të bëhej një hap. Atë hap e bëra unë i pari, nuk e bënë të tjerët”!

Polemikë edhe tifozët ultras, të cilët nuk festuan rrjetën e ish-kapitenit. Ndeshja nuk ishte aspak e lehtë, por u fitua 4-0 në fushën e Genoas, duke treguar jo vetëm rëndësinë e Icardit për zikaltërit, por edhe se çfarë potenciali kanë milanezët nëse lenë mënjanë përçarjet!

Icardi madje, arriti deri aty, saqë dha asistin për golin e Perisiçit, ndonëse kjo nuk duhet të habisë aspak në kushte normale. Dy golat e tjerë i shënoi Gagliardini.

Për Icardin, ky ishte goli i parë në Serinë A pas 109 ditësh, dhe i 123-ti për ngjyrat zikaltër.

“La Gazetta dello Sport”: Më mirë Icardi, se kurrë! Interi me Mauriton fiton 4-0 në Gjenovë. Gol pas 53 ditësh dhe asist për Perisiçin, Spalleti merr frymë më i qetë!

“Tutosport”: Icardi kthehet dhe shënon! Ky është Interi i vërtetë!

Përveç golit dhe asistit, mediat italiane vlerësuan se sulmuesi argjentinas ishte më i miri lojtar në fushë, ndërsa u përgëzua me dashuri në rrjetet sociale nga gruaja dhe agjentja e tij, Uanda Nara.

Fitorja bëri që Interi të ngjitet në 56 pikë, 4 pikë mbi Milanin e vendit të katërt, dhe 8 pikë larg vendit të pestë që të nxjerr nga zona Champions./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono