Ibrahimi: SPAK nis punën në shtator me ҫështje të nxehta

15:30 | 21/07/201915:300

Në shtator pritet të ngrihet Prokurorisë Speciale e njohur ndryshe si SPAK. Kështu u shpreh kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Genti Ibrahimi, i cili theksoi se vendimi do të merret sapo kandidatët të kalojnë vettingun.

Nga shtatori apo fillimi i tetorit. Për secilin nga 15 kandidatët e SPAK, KLP do të marrë një vendim për ta emëruar sapo të kalojë vettingun. Kur kjo të ndodhë për 7 apo 8 syresh do të shpallim krijimin e SPAK dhe fillimin e funksionimit të tij.

Sipas Ibrahimit “Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar” do të luftojë korrupsionit dhe lidhjeve me krimin në nivel të lartë.

“SPAK  do të trashëgojë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda rreth 90 % të portofolit të kësaj prokurorie, p.sh. do të vijojë hetimin e pastrimit të parave nga ish-Prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla. Besimi i publikut tek SPAK do të sjellë kallzime të reja penale. Vetë prokurorët e SPAK, shpresoj të gjejnë guximin të aktivizojnë ҫështje të fjetura. Portofoli i SPAK do të jetë më i pasur nga ai i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e cila do të shkrihet kur SPAK të fillojë punën dhe prokurorët e saj do të emërohen nga KLP në zyrat e prokurorive të rretheve”.

Në luftën kundër korrupsionit në ndihmë të SPAK do të jetë edhe Byroja Kombëtare e Hetimit, por për ngritjen e saj ende nuk ka një datë.

“Kryeprokurori i SPAK do të rekrutojë drejtuesin e BKH  dhe të dy bashkë do rekrutojnë oficerët e policisë gjyqësore, pra hetuesit e BKH. Pas përzgjedhjes ata do të trainohen nga ekspertë amerikanë të FBI,  gjë që do të marrë disa muaj. Por SPAK do të fillojë punën duke përdorur oficerët e policisë gjyqësore të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, derisa të ngrihet BKH”.

Kreun  KLP-së, u shpreh gjatë intervistës dhenë për Deutche Welle se Shqipërisë nuk i kanë munguar institucione hetimore por, problemi ka qenë te zbatimi i ligjit dhe pushimi i dosjeve të korrupsionit te zyrtarët e lartë.  /ABC News Albania 24/7


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono