I veshur si mur, Trump e lejon të ngjitet në skenë

13:15 | 21/05/2019

Gjatë një takimi elektoral në Pensilvani, presidenti amerikan Donald Trump ka lejuar ngjitjen në skenë të një personi të veshur si “mur” më pas kreu i Shtëpisë së Bardhë iu drejtua turmës duke thënë se kuptohej se për kë do të votonte ai.

Në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme në kongresin e Pensilvanisë, presidenti amerikan Donald Trump, ka mbështetur publikisht fushatën e republikanit Fred Keller, i cili sfidon demokratin Mark Friedenberg në një nga shtetet vendimtare, e që zakonisht është i pavendosur deri në momentet e fundit.

Vitin e ardhshëm kreu i Shtëpisë së Bardhë do të zhvillojë një fushatë të ashpër për të kërkuar një mandat të dytë presidencial. Fjala kryesore në këtë takim elektoral ishte “Ndërto murin!”, dhe ishte pikërisht moto që përdornin mbështetësit e mbledhur për të marrë pjesë në miting.

Por mes turmës ishte dikush që përfaqësonte më shumë se të tjerët, objektivin kryesor politik të presidentit. Ai kishte veshur një kostum ku pasqyrohej një mur me tulla. Pasi e ka lejuar të hipë në skenë, presidenti amerikan Trump i është drejtuar turmës duke thënë: E po merret vesh se për kë do të votojë apo jo?

Agjencia e lajmeve “Associated Press” e identifikoi personin se Blake Marnell. Fushata e gjatë për zgjedhjet presidenciale të 2020-s, ka nisur./ABC News Albania 24/7



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono