I theu dhëmbet kushëririt, ndalohet Vladimir Gjuta: Në 2015 u akuzua për tritolin ndaj biznesit të babait të Saimir Tahirit

16:05 | 22/01/202016:050

Vladimir Gjuta, personazhi i njohur që akuzohet se i vuri tritolin farmacisë së babait të Saimir Tahirit është ndaluar sot sërish nga policia e Tiranës.

Gazetari Andi Qosja bën me dije për abcnews.al se Gjuta u ndalua në zonën e Liceut në Tiranë pasi ka goditur me mjete të forta një kushëririn e tij.

Nga goditja, kushëriri i Gjutës ka pësuar dëme të mëdha siç është thyerja e dhëmbëve.

Gjuta u akuzua se bashkë me një tjetër vendosën lëndë shpërthyese tek Farmacia e babait të Saimir Tahirit në tetor të vitit 2015. Pasi ndejti disa muaj në burg ai u lirua duke fituar lirinë. /abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono