I penduar që nuk zgjodhi Barcelonën? De Ligt shuan çdo dyshim

17:51 | 21/11/201917:510

Barcelona dhe Juventus rivalizuan gjatë në merkaton e verës për shërbimet e Matthijs De Ligt. Mbrojtësi holandez zgjodhi bardhezinjtë italianë në fund, por aventura e tij në Serie A nuk ka nisur mbarë.

Disa performanca nën nivelin që pritej, ndonjë gabim dhe shumë kritika. Potenciali i 20-vjeçarit nuk vihet në dyshim dhe përshtatja me ekipin e ri kërkon kohën e duhur. Patrick Kluivert, shefi i i sektorit të të rinjve të Barcelonës, u shpreh disa ditë më parë se De Ligt është penduar që zgjodhi Juventusin.

Vetë lojtari ka reaguar në lidhje me fjalët e patriotit të tij në një prononcim për Voetbal Primeur. Qendërmbrojtësi i jep fund dilemave dhe është totalisht i përqendruar për të bërë mirë me “Zonjën e Vjetër”.

Nuk pendohem që zgjodha Juventusin. Shumë gjëra thuhen dhe shkruhen në lidhje me zgjedhjen time. Nëse flet një person si Kluivert, mund të duket sikur është e vërtetë, por janë vetëm hamendësime të tij“, thekson mbrojtësi i kampionëve të Italisë. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono