I madh sa një fushë futbolli, një asteroid drejt Tokës

15:46 | 08/06/2019

Asteroidi QV 89, i madh sa një fushë futbolli i është drejtuar Tokës. Sipas përllogaritjeve të ekspertëve, vetëm më 9 Shtator të këtij viti do të mund të mësohet nëse do të përplaset ose jo, me planetin Tokë.

Është i madh pothuajse sa një fushë futbolli dhe bëhet fjalë për një prej 870 objekteve hapësinore që mbahen nën vëzhgim. Bëhet fjalë për QV89, një asteroid i cili mbahet nën vëzhgim që nga viti 2006 pasi i është drejtuar planetit tonë. Sipas llogaritjeve ka një mundësi ndryshe nga zero për t’u përplasur me Tokën dhe për këtë arsye mbahet nën vëzhgim nga mjetet hapësinorë.

Asteroidi ka një diametër prej 40 metrash dhe sipas tabelës së impaktit të Agjencisë Hapësinore Europiane ka një mundësi prej 0.014% të impaktit me Tokën, gjë që pritet të ndodhë në 9 Shtator. Gjithsesi bëhet fjalë për disa milionë kilometra nga atmosfera jonë. Kjo gjithmonë nëse llogaritë e ekspertëve nuk janë të gabuara.

Asteroidi në fjalë ka pasur dy takime të afërta me planetin tonë: një në vitet 50 dhe një tjetër në vitet 60. Ky i këtij viti pritet të jetë afrimi më i rrezikshëm dhe do të ndodhë në 7 milion kilometra. Për të bërë një krahasim hëna është 384 mijë kilometra larg Tokës.

Në vitin 2018, NASA ka publikuar strategjinë e përgatitjes kundër impakteve të mundshme. Bëhet fjalë për plane ndërkombëtare që parashikojnë një bashkëpunim të fortë. Ndërkohë presim 9 Shtatorin për të përshëndetur asteroidin dhe pse hera tjetër do të jetë në 2032-shin./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono