“I jepte shumë gojës, më lodhi shkurtabiqi!”, si u zbulua Valdet Rama

09:40 | 30/10/201909:400

Valdet Rama është një nga “djemtë” e luftës”, i cili së bashku me familjen u largua nga Kosova dhe nisi një kapitull të ri në Gjermani. Sulmuesi i SV Meppen ka një sfidë të veçantë të enjten, kur skuadra e tij do të përballet me BSV Rehden. Rama do të takohet me Heiner Backhaus, i cili e drejton skuadrën gjermane.

Mes tyre ka një lidhje të fortë: “Ne jemi miq të mëdhenj. Valdet Rama është ende i pari që më uron ditëlindjet”. Backhaus është njeriu që i dha një ndihmë të madhe sulmuesi shqiptar të hedhë hapat e parë në futboll. Ishte pikërisht ai që e zbuloi dhe dërgoi te RW Essen U19.

“I jepte shumë gojës që në fillim” – kujton Backhaus. “Më tha: Ti je futbollist profesionist? Luaj me mua. Edhe pse ishte shkurtabiq, u lodha goxha me të”, shprehet trajneri i  BSV Rehden, i cili më pas shfrytëzoi miqësinë që kishte me trajnerin e moshave të RW Essen.

Rama e kishte befasuar, ndërkohë që edhe miku i tij u mahnit menjëherë nga cilësitë e sulmuesit shqiptar. Vetë Backhaus tregon: “Ai menjëherë më tha: Si është puna me atë djalin, qenka alamet lojtari?” . Të enjten “shkurtabiqi” do e sfidojë sërish trajnerin që e zbuloi në një fushë futbolli krejt rastësisht. Sigurisht para ndeshjes do të ketë një takim të përzemërt dhe më pas do nisë “lufta”. /abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono