I ftuari special dhe risitë në “Pressing”, Çarçani zbulon projektin

08:30 | 18/11/201908:300

“Pressing” zhvillohet çdo të hënë dhe të premte (ora 22:00) në Abc News. Moderatori i këtij emisioni është gazetari sportiv, Gerti Çarçani, i cili nga mbrëmja e sotme do të ketë përkrah edhe Einxhel Shkirën.

Në një bashkëbisedim me Enkel Demin në “Abc-ja e mëngjesit”, Çarçani flet rreth projektit të ri dhe të ftuarit special të mbrëmjes së sotme. Në studiot e “Pressing” do të jetë i pranishëm Armand Duka, presidenti i FSHF-së.

Falë mbështetjes së madhe të drejtuesve të TV, sot ‘Pressing’ fillon ndryshe, me shtëpi të re, moderatore në krah dhe me një pjesë të publikut. Ky program do të vijë ndryshe dhe nuk do i referohet vetëm futbollit shqiptar. Moderatorja do të jetë Einxhel Shkira. Është një vajzë afër sportit dhe ekipit kombëtar. Është shumë energjike, më ka surprizuar edhe si e ftuar me informacionin që zotëron. Besoj se është zgjedhje interesante dhe e bukur. Do krijohet puzzle i plotë për të krijuar një produkt interesant. Sonte do të jetë i ftuar Armand Duka, presidenti i FSHF-së.

Emisioni zhvillohet në orën 22:00, çdo të hënë dhe të enjte. Edi Reja? Mendoj që do të vazhdojë sërish në stolin e kombëtares. Dilema ka qenë çështja e moshës. Një nga argumentet, por është alibi. Të ishte përpara disa vitesh, nuk i zbriste rroga poshtë 1 milionë eurove. Është në fundin e karrierës, ka krijuar një klimë që mungonte në kombëtare. E tha edhe vetë që do të kisha dëshirë të vinte më parë te Shqipëria. Mendoj se do të rrijë, por vendos Duka. Ka një klimë të mirë, lojtarët e duan trajnerin. Kjo është e rëndësishme.

Është atmosferë shumë interesante. Lojtarët ishin disi të terrorizuar në kohën e Panuccit. Ishin të nervozuar dhe e përçonin edhe në fushë. Në fund të muajit hidhet shorti i eliminatoreve të Botërorit në Bukuresht. Shanset për kualifikim janë më të cunguara. Mundësitë janë më pak. Shorti bën të veten, por Reja ka kohën e mjaftueshme për të parë lojtarë, mund të riparojë ca gjëra të vogla” , përfundon Gerti Çarçani. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono