I ftohtë rekord në Rusi, temperaturat në minus 62 gradë

12:50 | 17/01/2018

Në Rusi është regjistruar i ftohtë rekord ku temperaturat kanë shënuar minus 62 gradë cëksius në Oimiakon, ku banorët kanë gjetur veten me qerpikë të ngrirë dhe termometrat janë thyer.

I ftohti godet rëndë Rusinë ku në fshatin e Oimiakon janë regjistruar temperatura deri në minus 62 gradë celsius. Një temperaturë kaq e ulët sa banorët tregojnë se në disa raste u kanë ngrirë qerpikët dhe termometrat janë thyer. Stacioni metreologjik zyrtar konfirmoi një temperaturë minimale deri në minus 57 gradë por banorët këmbëngulin se kanë regjistruar temperatura dhe 10 gradë më të ulëta. Temperatura prej minus 67 gradë që shkaktoi ngrirjen e disa personave është një gradë më e ulët me minimumin e parashikuar për një zonë të banuar.

Por kjo nuk ëshët hera e parë që ky fshat rus shënon një rekord të tillë dhe në 1933-shin po në të njëjtën zonë u shënua një temperaturë prej minus 67 gradë celsius.

Pavarësisht temperaturave të ulëta, një grup turistësh kinezë nuk ka humbur rastin për të vizituar fshatin. Kjo zonë e Rusisë konsiderohet një zonë ku regjistrohen temperaturat më të ulëta në tokë./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono