I dënuar me 10 vite burg, kapet hasiani

17:02 | 18/04/2019

Policia e Kukësit ka vënë në pranga një 53-vjeçar të shpallur në kërkim dhe të dënuar me 10 vite burg për trafik droge.

Sipas të dhënave zyrtare, Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit, në DVP Kukës, pas informacioneve të marra në rrugë operative, në bashkëpunim me Patrullën e Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Has organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Helshan”. Si rezultat u bë e mundur kapja e shtetasit të shpallur në kërkim Arif Çela, 53 vjeç, banues në fshatin Helshan, Has.

Ndaj këtij shtetasi Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda Tiranë, më 15 prill 2019 ka lënë në fuqi Vendimin Penal të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, e cila e ka dënuar me 10 vite burg, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono