Hysi: Aktiviteti i SPAK nën vëzhgimin e amerikanëve dhe BE

19:34 | 22/07/2019

Në studio në ABC News me gazetaren Mirela Milori ka qenë e ftuar Vasilika Hysi, Deputete e Partisë Socialiste në Kuvendin Shqiptar. Hysi tha se ngritja e SPAK do të jetë i shpejtë dhe se të gjithë politikanët, zyrtarët, funksionarë dhe ish funksionar që kanë gabuar ose gabojnë me ligjin duhet ta kenë frikë atë. Hysi gjithashtu theksoi se SPAK nuk ka lidhje me politikën dhe se aktiviteti i saj do të jetë nën monitorimin e OBDAT, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe misionet e Bashkimit Europian.

Mirela Milori: Duam të flasim pak për SPAK, sepse është një lojë tjetër e politikës, a do të jetë një organizëm që mund të diktohet nga politika, apo SPAK do të diktojë ndoshta, dhe ndryshime politike në vend?

Vasilika Hysi: SPAK nuk ka lidhje me politikën fare, as me opozitën as me pozitën. Gjithë aktiviteti i Këshillit të Lartë të Prokurorisë por dhe ngritja e SPAK apo Byroja Kombëtare e Hetimit, do të jetë nën vëzhgimin  dhe monitorimin e  OBDAT, pra Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian.  Nuk besoj se SHBA dhe BE do të kapen nga mazhoranca. SPAK pritet të ngrihet së shpejti. Këshilli i Lartë Gjyqësor ka gati gjykatën e posaçme.  Me ngritjen e SPAK do të ngrihet dhe Byroja Kombëtare e Hetimit. Spak do të merret me atë pjesë të drejtësisë që merret me zyrtarë të lartë dhe me ish funksionarë të lartë. Ne duhet të shohim më të njëjtën vëmendje ecurinë e reformës në drejtësi për SPAK por edhe në gjykatat e zakonshme, tha Hysi.

Mirela Milori: Ju keni qenë që në fillim të hartimit të reformës në drejtësi, pas 3 vitesh, a duhet të kenë politikanët frikë nga ngritja e SPAK?

Vasilika Hysi: Të gjithë politikanët e korruptuar duhet të kenë frikë nga ngritja e SPAK, pavarësisht cilës force politike i përkasin, çdo person që ka lidhje me krimin e organizuar, çdo funksionar dhe ish-funksionar i lartë i cili ka gabuar ose gabon me ligjin, deklaroi Hysi./abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono