Hyseni për Metën: Po njollos historinë e karrierës politike

19:45 | 02/07/2019

Deputeti i PS-së Alket Hyseni nga studio e ABC News është shprehur se Presidenti Meta me deklarata që po bën po i lë vetës një njollë në historinë e karrierës së tij politike.

“Këtë krizë që ka ngritur vetë Presidenti bashkë me palën e tij. Presidenca është një institucion hunorifik dhe nuk është një institucion në vetvete në çështjen e pushteteve. Aty ka tre pushtete bazë që është Parlamenti në një Republikë Parlamentare dhe ne kemi një parlament tërësish funksional dhe në ushtrim të detyrave të tij kushtetuese dhe ligjore.

Kemi një qeveri jo vetëm funksionale por që mbështet politikash nga një mazhorancë solide, ka një program të votuar pasivisht nga populli shqiptar dhe të rikonfirmuar para 2-3 ditëve. Dhe ka një pushtet gjyqësor i cili është në reformë e sipër.

Ndoshta kjo është edhe frika reale e Presidentit. Ju e patë sot që ishte  në një pozitë shumë të vështirë. Mua më vjen keq qoftë edhe për Ilir Metën si individ qoftë edhe për Salvador Allende me humbjen e parë si President që ndodhet në këtë pozitë. Them kështu sepse unë si një jurist si një person që në karrierën personale ka dhënë “Të drejtën kushtetuese” , nuk do të doja kurrë që Presidenti i vendit tim të ndodhej në këtë pozitë.

Dhe institucioni kushtetues i Presidencës të katandisej në këtë deregje. Për këtë shpreh keqardhje. Por nga ana tjetër kjo është zgjedhje e individëve të caktuar të cilëve kur u jepet mundësia dhe ndjej keqardhjen e dyfishtë sepse mundësia i është dhënë nga forca ime politike. Të ushtrosh detyrën në këtë mënyrë anti-kushtetuese dhe anti-ligjore kjo është thjeshtë një njollë që do t’i lësh vetes në historinë e karrierës politike qoftë edhe në historinë e Shqipërisë”./abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono