Hysaj në udhëkryq, pritet të largohet nga Napoli

20:15 | 10/04/2019

Elseid Hysaj mund të ndryshojë skuadër sezonin e ardhshëm. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare shpreson të gjejë formën e duhur duke u larguar nga Napoli.

Ndeshja e fundit më shumë i prishi punë.

Elseid Hysaj ishte thuajse tërësisht në hije për Napolin ndaj Xhenoas, dhe në Itali nisën përsëri lajmet mbi një largim të tij nga skuadra e Serisë A.

Fjala është thjesht për një ikje, pa dhënë hollësi se ku mund të shkojë, ndonëse mbrojtësit të kombëtares shqiptare nuk është se i kanë munguar alternativat.

Problemet gjatë këtij edicioni kanë sjellë edhe ulje të vlerës së kontratës, pasi nga 40 milionë euro që pretendon klubi napolitan, ofertat mund të arrijnë deri në 25 milionë.

Trajneri Karlo Ançeloti nuk e cilëson si tepër të rëndësishëm për skemat e tij, ndonëse për shkak të rotacionit e ka aktivizuar në disa ndeshje edhe si titullar.

Gjatë verës, trajneri napolitan pritet të bëjë ndryshime në skuadër, dhe një nga të sakrifikuarit mund të jetë pikërisht Hysaj.

Duket se kohët e arta nën drejtimin e ish-trajnerit Mauricio Sarri janë larg dhe shqiptari ndoshta shpreson se mund ta gjejë sërish formën e dikurshme vetëm në një skuadër tjetër.

Dikur është diskutuar se ai mund të shkonte tek Bajerni, Atletiko apo Çelsi, por këtë vit është përmendur emri i Interit.

Kontrata e Hysajt vlen deri në 2021, ndërsa u nënshkrua në 2016, një vit pasi Hysaj u transferua nga Empoli tek Napoli për 5 milionë euro.

Një stabilizim i karrierës së mbrojtësit të djathtë do të ishte një ndihmë e madhe edhe për kombëtaren shqiptare, për të cilën Hysaj sot është kapiten./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono