Hygerta Sako tregon “pengun” që i ka mbetur nga martesa

20:00 | 01/06/2019

Moderatorja e dashur sportive Hygerta Sako e ftuar në emisionin “Thumb”, nuk ka preferuar të flasë shumë gjëra për jetën e saj private. Ajo është ndalur tek martesa e saj e parë nga e cila ka sjellë në jetë edhe një vajzë. Për Fatmën dhe Aulonë, ajo ka treguar se pse  gjithmonë e ka mbajtur larg syrit të publikut jetën e saj private.

“Unë edhe kur kam qenë e martuar nuk bëja pjesë në lajmet rozë sepse nuk kam qenë nga këto që gjeta burrë eja shikoje, shikoni sa unazë të bukur më dhuroi, shikoni ku po i bëj pushimet. Në atë kohë nuk kishte portale, por kishte revista kishte gazeta. Madje mua më bëntë përshtypje që kishte këngëtare që vinin në lokalin e ish-bashkëshortit tim dhe i kapte paparaci. Unë isha çdo ditë dhe çdo javë aty dhe nuk më kapte ndonjëherë paparaci. Dhe vinte ndonjëra dhe e kapte menjëherë , pra ka pasur gjëra por gjithmonë e kam pasur jetën time larg dhe shumë hermetike. Unë nuk kam bërë dasmë herën e parë dhe kështu që e kam një “peng” , dhe nëse do vijë dikush në jetë do kisha dëshirë të bëja dasmë”./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono