Humbi Juventusin, shifrat marramendëse që humbi gjiganti i video-lojërave

12:11 | 19/07/2019

Lajm i keq ishte për ata që luajnë video-lojëra kur morën që Juventus nuk do të jetë më pjesë e FIFA-s pasi nënshkroi një kontratë të re ekskluzive me KONAMI-n.

Por lajm akoma më i keq ka qenë për gjigantin e elektronikëve EA Sports, të cilët zotërojnë FIFA-n. Si rezultat i shkëputjes së kontratës me torinezët për versionin e ri të lojës FIFA 20, aksionet e EA Sports ranë duke humbur 4% në tregun e aksioneve.

Sipas CNBC, gjiganti i video-lojërave humbi rreth 660 milionë Paund të martën. Ndërkohë një aksion i EA-s nga 74.6 Paund arriti deri në 71.42 Paund brenda dy orësh që nga publikimi i lajmit.

Më 15 Korrik, EA Sports vlente 22.7 miliardë Paund, por vlera e saj ra një ditë më pas duke shkuar në 22.1 miliardë Paund dhe të gjitha këto humbje vetëm sepse humbën të drejtat me skuadrën italiane.

Arsyeja pse tregu reagoi aq shumë është Cristiano Ronaldo. Në versionin FIFA 20, Juventus do të zëvendësohet me emrin Piemonte Calcio. Gjithashtu stadiumi do të zhduket./abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono