Humbi jetën në krahët e nënës nën rrënoja, mësuesja e Esielës së vogël përlot me mesazhin e saj

23:52 | 09/12/201923:520

Ditën e sotme, në qarkun e Durrësit ka rinisur mësimi pas tërmetit të 26 nëntorit.

Por ka pasur një nxënëse që mungonte, dhe ajo ishte Esiela Karanxha, 8-vjeçarja që humbi jetën në krahët e të ëmës.

Mësuesja e saj, i ka dedikuar të ndjerës një shkrim prekës në rrjetin e saj sociale. Në postimin e saj mësuesja Eda Katroshi ka përshkruar mungesën e nxënëses së saj.

“Ah kjo zemër dhe këta sy nuk guxuan të kthejnë shikimin e mjegulluar nga lotët drejt bankës tënde, e dashura Esielë. Çfarë t’u thoja syve të lotuar të Jusrës që nuk e përmbante dot ngashërimin. Nuk duroi që ti u bëre ëngjëll me krahë për të na parë nga lart. Shokët dhe shokët e patën të vështirë mos të të përmendnin. Do të të kujtojmë gjithmonë!”,shkruan mësuesja e Esielës.

Esiela Karanxha humbi jetën në krahët e nënës së saj Diena Meçej nën rrënojat e banesës së tyre në mëngjesin e 26 nëntorit. 8-vjeçarja nuk ia doli që të dilte e gjallë nga rrënojat, njësoj si gjyshja e saj Roza. Ndërsa nëna e saj, Diena doli me shenja jete por ndërroi jetë në spital.

Disa vite më parë, Esiela kishte humbur dhe babanë e saj, piktorin Dorian Karanxha, si pasojë e një ataku kardiak./abcnews.al

 

 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono