Humbet jetën shqiptari në Itali, plagosen dhe dy të tjerë

12:00 | 03/10/2018

Një  26-vjeçar shqiptar ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur teksa ishin duke shkuar për në punë me biçikleta. Ngjarja ka ndodhur në Giugliano, në zonën napolitane, raportojnë mediat italiane.

Mësohet se shkaktar i ngjarjes është një 24- vjeçar, origjina e të cilit nuk behët e ditur. Sipas hetimeve paraprake i riu ka qenë më shpejtësi tejet normave të lejuara dhe për pasojë ka shkaktuar aksidentin.

Autori është larguar menjëherë nga vendngjarja sapo ka përplasur tre shqiptarë. Por është arrestuar më vonë nga karabinierët, të cilët kanë parë se ai ishte duke ndërruar gomën e makinës si dhe xhamin e kishte të dëmtuar.

Gjithashtu në hetime janë përdour dhe kamerat e sigurisë të marra nga bizneset rreth vendit ku ndodhi ngjarja tragjike. /tvklan.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono