Humb jetën në aksident një 20-vjeçar shqiptar (foto)

18:45 | 06/07/2019

Një tjetër aksident tragjik i ka marrë jetën një të riu shqiptar në Italinë fqinje.

Dy automjete u përfshinë në një aksident mëngjesin e kësaj të shtune në një rrugë periferike që lidh Acquaviva delle Fonti dhe Sannicandro në Bari.

Për pasojë humbi jetën një 20-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk është bërë ende publik. Përplasja mes dy mjeteve ishte mjaft e fortë duke bërë që makina e shqiptarit të batohej në anë.

Sipas të dhënave të para, të publikuara nga mediat italiane, 20-vjeçari po shkonte për në punë. I riu gjeti vdekjen në vendin e ngjarjes dhe u desh ndërhyrja e zjarrfikësve për nxjerrjen e trupit të tij.

Dinamika e plotë e këtij aksidenti nuk dihet ende dhe autoritetet e Acquaviva kanë nisur hetimet.

Një ditë më parë, një tjetër shqiptar gjeti vdekjen në Itali, po si pasojë e një aksidenti me makinë. Ngjarja në fjalë ndodhi në Rovigo dhe viktimë nga ky aksident mbeti një 41-vjeçar./tvklan.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono