Hoxha: Ky derbi ndryshe, shitja e biletave mbetet problematike

22:38 | 12/12/201922:380

Gazetari i njohur, Artan Hoxha, është i ftuar në “Pressing”, në ABC News, aty ku ka folur për derbin e kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës. Në fjalën e tij, Hoxha u shpreh: “Që në momentin kur ka nisur shitja e biletave, deri sot pasdite, ishte e pamundur të mos rrije në radhë me orë të tëra.

Ti mund të hapësh 10 pika, por ti ia lë një pikë që nuk çfarë të bëjë i shkreti. Kanë punuar me orare të tejzgjatura dhe është problem se nuk do t’i përballojnë. Problemi është te uria e tifozëve të Tiranës për bileta dhe unë jam interesuar sot pasdite: Është e pamundur për të gjetur bileta te sektori i Tiranës. Njerëzit që më kërkonin t’i ndihmoja për bileta ishin të shumtë. Komoditeti këtu ndikon më tepër.

Kam parë tre breza që kërkojnë bileta, edhe femra ka shumë. Nesër do të jetë numri mjaft i madh. Do të jetë një sfidë e madhe edhe për forcat e sigurisë, pasi rivaliteti mes tifozerive është i madh. Ka shumë ndryshim me ndeshjen e Shqipërisë kundër Francës”./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono