“Hotel” me pesë yje në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor


19:01 | 22/12/2017

Agjencia hapësinore ruse, Roscosmos, ka në plan që të ndërtojë një “hotel” me pesë yje në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar (ISS).

Në fakt, bëhet fjalë për ndërtimin e katër kabinave luksoze që do t’ju japë mundësi njerëzve të shijojnë pamje nga Toka në një lartësi prej afërsisht 644 kilometrash.

Sipas agjencisë, brenda Stacionit do të ketë një sallë pritjeje, dy dhoma të tjera për higjenë dhe shërbim mjekësor, pajisje për t’u ushtruar dhe Wi-Fi.

Madje është menduar që për të shijuar akoma më shumë udhëtimin, turistëve të hapësirës do t’u ofrohet edhe ndjesia për të ecur jashtë ISS-së, natyrisht shoqëruar me një kozmonaut profesionist.

Hoteli i propozuar pritet të kushtojë rreth 336 milionë paund.
Turistët duhet të paguajnë rreth 30 milionë paund për person për dy javë qëndrimi. Ata që do duan të qëndrojnë një muaj do të paguajnë edhe 20 milionë paund shtesë./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono