Horoskopi Kinez, ja lulet që ju sjellin pasuri

09:09 | 04/05/2019

Keni dëgjuar dhe lexuar artikuj mbi ngjyrat me fat, numrat dhe madje edhe se cilës kafshe i përkisni sipas zodiakut kinez. Por a keni dëgjuar për lulen me fat në zodiakun tuaj?

Përveç shelgjeve tradicionalë, bambusë, pemët e portokallit e të mandarinës, të cilat ndjellin fatin në shtëpinë tuaj, çdo kafshë në zodiakun kinez ka një lule që lidhet me shenjën përkatëse, e cila sjell pasuri për to.

Ja një listë e luleve tuaja me fat, bazuar në zodiakun kinez:

Miu, lindur në vitin 1924, 1936, 1948, 1960, 1972, 1984, 1996, 2008.

Të lindurit në vitin e Miut janë inovatorë dhe të mençur, lulet e tyre me fat janë zambakët e ëmbël (të gjitha variantet) dhe vjollcat afrikane.

Lopa, lindur në: 1925, 1937, 1949, 1961, 1973, 1985, 1997, 2009.

Të lindurit në vitin e Lopës, janë të zellshëm dhe të fortë. Lulja e tyre me fat është tulipani dhe lule trëndafili.

Tigri, lindur në: 1926, 1938, 1950, 1962, 1974, 1986, 1998, 2010.

Tigrat janë trima, besnikë dhe të besueshëm kanë lulen e cinerarit e cila bën pjesë në familjen e lule deles. Fatsjellëse për ta është edhe anthuriumi i kuq.

Lepuri, lindur në: 1927, 1939, 1951, 1963, 1975, 1987, 1999, 2011.

Për të lindurit e kësaj shenje lulet me fat janë zambakët dhe lule gjahtari.

Dragoi, lindur në: 1928, 1940, 1952, 1964, 1976, 1988, 2000, 2012. Dinjitozë dhe të nderuar, të lindurit në vitin e Dragoit kanë zymbylat si lulet e tyre fatsjellëse, të gjithë llojet dhe ngjyrat.

Gjarpri, lindur në: 1929, 1941, 1953, 1965, 1977, 1989, 2001, 2013.

Të zgjuar dhe me humor. Këto janë karakteristikat e të lindurve në vitin e Gjarpërit. Lulet fatsjellëse për gjarprin janë orkidetë dhe kaktusi.

Kali, lindur në: 1930, 1942, 1954, 1966, 1978, 1990, 2002, 2014.

Të mbushur me energji dhe me zell, të lindurit në vitin e Kalit do të kenë fat me zambakët e bardhë dhe lulet e jaseminit.

Dhia, lindur në: 1931, 1943, 1955, 1967, 1979, 1991, 2003, 2015.

Këta individë të butë dhe të zellshëm, do të kenë më shumë fat, nëse mbajnë në shtëpinë e tyre karafila dhe lulet e trëndafilit.

Majmuni, lindur në: 1932, 1944, 1956, 1968, 1980, 1992, 2004, 2016. Krizantemat e buta dhe të këndshme kanë lidhje shumë të mirë me Majmunin inovativ dhe të shoqërueshëm. Ato ju sjellin fat nëse i kultivoni në oborret apo shtëpitë tuaja.

Gjeli, lindur në: 1933, 1945, 1957, 1969, 1981, 1993, 2005, 2017.

Ngrini dhe ndriçoni tani! Gjelat e pavarur dhe të aftë do të tërheqin rreth vetes më tepër fat nëse në dyert e shtëpive të tyre do të vendosin gladiola.

Qeni, lindur në: 1934, 1946, 1958, 1970, 1982, 1994, 2006, 2018. Trëndafilat dhe gojë-ujku që janë aq të njohura, janë tepër fatsjellëse me personat përgjegjës dhe të guximshëm që lindin në vitin e qenit.

Derri, lindur në: 1935, 1947, 1959, 1971, 1983, 1995, 2007, 2019.

E fundit por jo më pak e rëndësishme, për njerëzit me zemër të ndershme, siç janë të lindurit në vitin e Derrit, kultivimi apo mbajtja e lule borës (të gjitha ngjyrat), sjell fat dhe më shumë pasuri për ta./abcnews.al

 


<iframe width=”560″ height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/mNL6MENmzxE” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture” allowfullscreen></iframe>

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono