Horoskopi, 5 nëntor 2018

09:35 | 05/11/201809:350

Dashi
Sot do të ndiheni bosh dhe me humor të luhatshëm. Kjo gjë do t’ju bëjë që të ndiheni më të frymëzuar shpirtërisht. Sugjerohet të meditoni. Gjithashtu do të keni shumë progres material.

Demi
Në takimet e sotme do të dilni fitmitarë dhe me qëllime të arrira. Temperamenti juaj i qetë do t’ju bëjë që të mos deheni nga suksesi. Jepini kohë vetes që të mposhtni stresin.

Binjakët
Do të ndesheni me sfida të pazakonta. Por aftësitë tuaja do të japin taktika të reja, të cilat do iu nxjerrin nga balta. Shmangni ballafaqimet me njerëzit përreth.

Gaforrja
Sot do të mund të keni ofertë për një punë të re. Do të frymëzoheni për të shpenzuar para për njerëzit e afërt, por sugjerohet që të kotrolloni financat para se ta bëni diçka të tillë.

Luani
Do të ndiheni sikur asgjë nuk shkon siç duhet sot. Do të përpiqeni që të përqëndroheni në gjërat që kanë rëndësi për të ruajtur energjitë tuaja. Kjo fazë konfuzuese do të largohet pas disa ditësh.

Virgjëresha
Duhet të kërkoni paqen e brendshme për të balancuar energjitë shpirtërore. Qëndroni të qetë për të zbuluar thesaret brenda jush. Në mbrëmje do të ndihmoni dikë në nevojë.

Peshorja
Nuk do të jetë një ditë e mirë për tu marrë me çështje qeveritare. Kjo gjë mund të testojë durimin tuaj, por me maturinë që ju keni do të arrini të triumfoni në situatat e vështira.

Akrepi
Në ambjentin e punës do të keni dëshirë që të ndryshoni këndvështrimet se si ju shohin eprorët. Kolegët ju shohin si shembull të suksesit dhe mendimet tuaja do të kenë rëndësi. Por sugjerohet që të mesoni dhe kur duhet të stepeni pasi edhe suksesi duhet me masë.

Shigjetari
Çështjet e punës do t’ju mbajnë të zënë në pjesën më të madhe të ditës. Do të keni bashkëpunim të frytshëm me koleget dhe do të arrini rezultatet e kërkuara.

Bricjapi
Do të jetë një ditë shumë e favorshme për të takuar personin e zemrës. Do të ndjeheni shumë të emocionuar që më në fund do të keni dikë ku mund të shpreheni lirshëm. Për fatin tuaj të mirë, i gjithë afeksioni do të jetë reciprok.

Ujori
Do të merrni shumë justifikime për punë të lëna përgjysmë nga njerëz tek te cilët keni besim. Përfundoni punët tuaja para se të ndihmoni të tjerët.

Peshqit
Do të jeni pjesë e një skuadre ku do të zgjidhni disa probleme shumë të vështira në punë. Ditë shumë e mirë pritet në sfond. Në pjesën e dytë të ditës një ngjarje e papritur do tju lumturojë./abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono