Horoskopi, 27 shtator 2018

09:26 | 27/09/2018

Dashi
Sot do të keni mundësi ti tregoni të gjithëve se çfarë jeni të aftë të bëni. Do të bëni të mundur që të jepni ide dhe strategji pune të reja, duke ju bërë të ndjeheni produktivë. Megjithatë, nëse vlerësimi nuk ju jepet, sugjerohet që të mësoheni me zhgënjimin.

Demi
Koha që keni shpenzuar më parë në aktivitete të caktuara mund të mos japë rezultatet që prisnit. Mund të mos doni që të udhëtoni sot. Do të keni nevojë për më shumë hapësirë dhe liri për tu shprehur. Një shëtitje më personin e zemërs, mund t’ju përmirësojë ditën.

Binjakët
Sot është momenti qe të bëni takime me personat e afërt, ose me ata që dikur kanë qenë të afërt për ju. Gjithashtu ka ardhur koha që të rigjallëroni miqësi të vjetra, kujtime të bukura dhe të kridheni në nostalgji.

Gaforrja
Sjellja juaj e çuditshme dhe origjinale mund të mos përshtatet me këdo. Nëse mendoni se jeni ndryshe dhe më të mirë se të tjerët, sugjerohet që ta kontrolloni këtë. Kjo është arsyeja që shumë njerëz nuk arrijnë t’ju kuptojnë. Disa madje mund të ndjehen të frikësuar nga ju. Është e rekomandueshmë që ta ndani unikalitetin tuaj vetëm me miqtë mendjehapur që keni.

Luani
Do të ndjeheni të nervozuar nga personat që ju rrethojnë për shkak të rrëmujës së tyre. Por duhet të mbani parasysh se ata nuk duan të thyejnë rregullat, por thjesht të argëtohen. Mësoni të jeni të duruar dhe përfshihuni dhe ju në aktivitetet e të tjerëve.

Virgjëresha
Një hije e zezë do t’ju mbulojë mendimet sot. Një frikë e panjohur do të jetë në sfond, bëhuni gati për një shëtitje të gjatë. Me shumë gjasa do të bëni dhe disa shpenzime sot, për të cilat duhet të keni kujdes.

Peshorja
Asgjë në jetë nuk vjen falas, duhet të mbani këtë parasysh kur kërkoni sukses, sidomos nëse është një projekt i ri me të cilin jeni marrë. Bëhuni gati që të shpenzoni kohë dhe përpjekje në kërkesat e reja. Kurseni disa para për të blerë disa asete që do t’ju duhen më vonë.

Akrepi
Me të gjitha gjasat, humori juaj do të jetë shumë kurajoz sot. Sugjerohet që të shmangni konfrontimet dhe telashet e çdo lloji. Megjithatë, mbrëmja pritet të jetë e qetë dhe relaksuese.

Shigjetari
Bëhuni gati që të goditeni nga një entuziazëm religjioz. Do ta gjeni veten sot në qendër të vëmendjes për një event ose inagurim. Sugjerohet të udhëtoni, ndaj ndërmerrni një udhëtim të gjatë për veten tuaj.

Bricjapi
Pas të gjithë punës së rëndë që keni bërë, do të merrni një ofertë të mbarë karriere. Është koha që të uleni dhe të shijoni shpërblimet tuaja. Sot pritet që të transferoheni në një vend më të mirë, të ngriheni në detyrë ose të merrni një çek. Por të gjitha këto do të vijnë me përgjegjësi të reja, të cilat do t’ju bëjnë ta mendoni dy herë ofertën.

Ujori
Ju jeni bekuar me një nivel të lartë të durimi dhe praktikisht ju lehtësisht mund të zgjidhni çdo problem. Kjo gjë i jep një justifikim njerëzve rreth jush që tu largohen përgjegjësive. Kjo gjë mund t’ju vejë në pozita të vështira dhe në një fustrim të përgjithshëm. Nuk është një ndjenjë e mirë për tu përjetuar, por mësohuni që ta ktheni në avantazhin tuaj.

Peshqit
Sot do të keni luahtje humori. Për fat të mirë kjo do të ketë të bëjë vetëm me përzierjen e të qenurit introvert dhe ekstrovert brenda jush. Për këtë arsye bëni cilëndo zgjedhje që të ndiheni më mirë, mbrëmje jashtë me miqtë duke kërcyer apo natë e qetë përpara ekranit të TV./abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono