Horoskopi, 21 dhjetor 2018

09:19 | 21/12/2018

Dashi
Do të kërkoni liri absolute në veprimtaritë tuaja sot. Aktivitete argëtuese priten në sfond. Familja do të mbizotërojë ditën dhe do të jeni i rrethuar me fëmijë.

Demi
Këndvështrimet tuaja do të nxjerrin shumë përfitime financiare sot. Përdorini mirë burimet tuaja, pasi mundësi të tilla nuk iu ofrohen shpesh. Do të ndjeni nevojën për të bërë ndonjë blerje për veten tuaj.

Binjakët
Do të krijoni reputacionin e një udhëheqësi përparimtar sot. Kjo do të përkedhelë egon tuaj dhe do të bëjë që ti harxhoni të gjithë energjitë për të lënë përshtypje të mirë tek të tjerët. Mendja juaj kreative do të nxjerre disa zgjidhje mbreslënëse sot.

Gaforrja
Do të keni mbarësi në çështjet emocionale sot. Sugjerohet të rrethoheni nga familjarë dhe miq të mirë, pasi mbështetja e tyre do t’ju japë energji pozitive.

Luani
Pjesën më të madhe të ditës do e kaloni në ambientin e punës sot. Do të shkëlqeni në detyrat e dhëna. Disa kolegë mund të ndihen ziliqarë ndaj aftësive tuaja. Ditë e mirë për financat tuaja.

Virgjëresha
Do të shkëlqeni në gjithçka që do të bëni sot. Dëshira juaj për të realizuar një biznes përtej kufijve do të japë frytet e para. Gjithashtu do ti kushtoni shumë rëndësi pamjes fizike.

Peshorja
Ditën e sotme do të nxirrni në pah anën tuaj artistike. Do të ndjeni dëshirën për të bërë ndryshime në dizenjimin e shtëpisë suaj. Do e shikoni këtë hobi edhe si mundësi karriere.

Akrepi
Një projekt i shumëpritur do t’ju mbajë shumë në ankth. Rezultatet e pritura mund të mos jenë në përpjestim të drejtë me punën tuaj, por kjo nuk do të nënkuptojë fundin e gjithçkaje. Të punuarit fort, herët ose vonë, do të nxjerrë përfitimet e veta.

Shigjetari
Do të merrni këshilla të shumta lidhur më situatat në të cilat ndodheni. Mos i ngelizhoni, pasi disa prej tyre mund të jenë vërtet me vlerë. Megjithatë vendimi përfundimtar mbetet vetëm i juaji.

Bricjapi
Do të ndjeni një ndryshim shpirtëror në menyrën se si do ti kryeni punët sot. Motivimi nuk do të jetë pika juaj më e fortë. Por ndryshimet në fund të ditës mund të rezultojnë për mirë. Mbrëmje e këndëshme ju pret nën shoqërinë e njerëzve të dashur.

Ujori
Kolegët në punë do t’ju japin një mbështetje të merituar në punën që do të bëni. Kreativiteti juaj do të shpërblehet përtej pritshmërive tuaja. Ditë pozitive pritet në sfond.

Peshqit
Marrëdhëniet me partnerin do të jenë në nivele të kënaqshme. Është ditë e mirë për të kaluar momente të ngrohta në krahët e partnerëve. Është momenti i duhur për ti kaluar marrëdhëniet emocionale në një nivel tjetër./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono