Horoskopi 16 Dhjetor 2018

09:25 | 16/12/2018

Dashi – Ju dhe partneri do të jeni shumë pasionantë gjatë kësaj dite. Do kaloni momente të mrekullueshme së bashku. Nëse doni që financat të mos kenë probleme mos bëni blerje të nxituara.

Demi – Për një jetë sa më të bukur në çift duhet t’i shtoni dozat e fantazisë sot. Largojeni rutinën e cila po e mbyste pak nga pak lidhjen tuaj. Në planin financiar gjithçka mund të shkojë më së miri nëse ju arrini ta kontrolloni veten përsa ju përket shpenzimeve.

Binjakët – Humori juaj do ndryshojë shpesh gjatë kësaj dite dhe kjo mund të sjellë disa probleme me partnerin. Mundohuni ta përmbani veten sepse edhe durimi i partnerin e ka një kufi. Në planin financiar do e dini shumë mirë atë që duhet të bëni në mënyrë që situata të stabilizohet.

Gaforrja – Dialogu dhe mirëkuptimi do jenë fjalët kyçe të kësaj dite. Gjithçka pritet të shkojë më së miri mes jush dhe partnerin tuaj sot. Në planin financiar mos prisni që situata të destabilizohet që të merrni masat e duhura.

Luani – Sot do bëni edhe ndonjë çmenduri të vogël vetëm e vetëm për të rikthyer alegrinë dhe entuziazmin në jetën tuaj në çift. Në planin financiar do i zgjidhni të gjitha problemet dhe do ndiheni disi më të qetë.

Virgjëresha – Saturni do ndikojë mjaft në jetën tuaj në çift sot. Fatkeqësisht ai do ju nxisë të jeni më kokëfortë me atë që keni në krah. Financat do kenë përmirësime të dukshme. Në këtë mënyrë mund të kryeni edhe disa investime.

Peshorja – Nëse jeni në një lidhje do e rigjeni entuziazmin e fillimit të lidhjes suaj. Do dashuroni ashtu si ta ndjeni dhe do ndiheni për mrekulli. Situata financiare do jetë e qëndrueshme dhe e kënaqshme. Nuk do keni shqetësime në këtë sektor.

Akrepi – Sot do e keni të vështirë t’i qëndroni besnik personit që keni në krah sepse personat që do ju joshin do jenë të shumtë. Financat do përmirësohen ndjeshëm nga një trashëgimi që do merrni.

Shigjetari – Ditë e ndërlikuar kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Mundohuni që herë pas here të hapni rrugë dhe të mos i vazhdoni debatet e nisura nga partneri. Në planin financiar duhet të prisni edhe disa ditë për t’u përballur seriozisht me problemet.

Bricjapi – Do i merrni me shaka kritikat e partnerit tuaj sot dhe nuk do mërziteni aspak. Marrëdhënia në çift do jetë përgjithësisht pozitive. Në planin financiar duhet të hiqni dorë sa më shpejt nga shpenzimet e tejskajshme nëse nuk doni që të mbeteni pa para ne xhep.

Ujori – Më në fund do bashkëpunoni fort me partnerin tuaj gjatë kësaj dite dhe gjithçka do shkojë për mrekulli së bashku. Do i sqaroni edhe debatet e vogla që keni pasur prej kohesh. Në planin financiar duhet të bëni zgjedhje të vështira, por të domosdoshme.

Peshqit – Për pjesën më të madhe të çifteve, dita e sotme do jetë e qëndrueshme. Vetëm ata që kanë pasur probleme serioze para disa kohësh do jenë në një periudhë reflektimi. Financat do i menaxhoni me shumë maturi dhe situata mund të fillojë të stabilizohet. /tvklan.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono