Horoskopi 13 shtator 2018

09:32 | 13/09/201809:320

Dashi
Rrëmbe çdo mundësi që keni për të demostruar aftësitë e tuaja shprehëse, sepse do të përthithin vlerësim të gjithanshëm. Për ata që kanë fëmijë, një aspekt i lidhur me ta do t’ju bëjë krenarë. Mos neglizhoni të moshuarit në familje.

Demi
Kjo ditë ju tregon shumë përzgjedhës dhe kërkues. Sugjerohet që të shmangni konfliktet dhe diskutimet e rastësishme. Nëse nuk do mund të shmangni konfrontimet, sigurohuni që të paktën të jeni ju ata që do të hapin rrugë. Vetëvlerësimi i ulët mund të jetë prezent sot. Duhet të mësoheni me idenë se kjo nuk është një ditë e mirë për ju. Mos u bëni pjesë e çështjeve të kota. Fokusohuni tek punët tuaja. Silluni në mënyrë të ndërgjegjshme.

Binjakët
Do të takoni dikë të veçantë, i cili do mbetet për një kohë të gjatë tek ju. Mirësia dhe natyra juaj e kuptueshme do tu japë përfitime të tjerëve. Duhet të kuptoni se nuk është problem nëse shpenzoni ca për rehatinë dhe kënaqësinë tuaj. Bëhuni gati për një ditë të ngjeshur dhe të gëzueshme.

Gaforrja
Sot, çdo fjalë që do dali nga goja e presonit të zemrës do të jetë muzikë për veshët tuaj. Marrëdhënia me njerëzit e afërt do të jetë harmonike. Mund të qëndroni larg problemeve nëse mësoni të përmbaheni. Mënyra më e mirë për të përballuar kritikat është që ti marrësh ato konstruktivisht.

Luani
Mënyra më e mirë për të arritur sukses është duke besuar tek aftësite tuaja. Lejeni vetëbesimin dhe shpirtin tuaj pozitiv që t’ju shpjerë nëpër lartësi të reja sot. Duke qëndruar pozitivë gjatë gjithë ditës do të bëjë që vështiësitë të zhduken. Më e rëndësishme është mbrëmja e cila do të jetë e mbushur me emocione.

Virgjëresha
Sot, do të arrini një balancë të mirë ndërmjet punëve dhe argëtimit. Dita do të jetë si një e festë e madhe. Do të keni shpenzime, ndaj sugjerohet që të harxhoni me ndërgjegje.

Peshorja
Punët tuaja nuk do të kenë fund sot, ndaj bëhuni gati pasi presioni në vendin e punës do të jetë i lartë. Kjo ju jep shumë pak kohë për të shpenzuar me familjen, por si gjithmonë do t’ju kuptojnë. Gjithashtu mund të arrini në një plan të ri në lidhje më profesionin tuaj, sidomos nëse jeni të vetëpuësuar.

Akrepi
Shigjeta e çrregullimit financiar do t’ju përndjekë sot. Por do të ketë dhe një anë pozitive për jetën tuaj. Pagesat e tejzgjatura mund të arrijnë që të kryhen. Ato mashtrimet që zakonisht vini re në punë, mund t’ju sjellin një përfitim të madh.

Shigjetari
Bëni gati valixhet për një udhëtim të gjatë pune, i cili do të sjellë goxha të ardhura. Përgatituni për ndjekjen ë këshillave të rëndësishme të biznesit të cilat mund t’ju drejtojnë në rrugën e duhur. Parashikohen surpriza të këndshme në pjesën e dytë të ditës.

Bricjapi
Gjithçka që do të bëni sot do të lidhet më dëshirën tuaj për të arritur pritshmëritë që familja ka ndaj jush. Për studentët, projektet që prisnit do të kompletohen më në fund dhe do të merrni detyra të reja. Lënia e lirë e imagjinatës suaj do të bëjë që të shkëlqeni në aspektet që ju interesojnë, por mos shihni ëndërra në Diell, sepse mund të humbisni kontakt me realitetin.

Ujori
Lajme të mira mund të vijnë në shtëpinë tuaj sot. Rritje në detyrë, përfitim, bursë gjithçka që keni kërkuar të realizohet do të materializohet. Ju jeni zemërçelët, ndaj do ti zgjidhni dhe problemet më të forta më lehtësi të përkryer. Ata që kanë marrë borxh dhe janë në probleme financiare do të gjejnë zgjidhje sot.

Peshqit
Pavarësisht peripecive që do të hasni sot, entuziazmi, pozitiviteti dhe vetëbesimi juaj do të përballin çdo vështirësi. Dita mund të jëtë shumë e lodhshme, por pritet të mbyllet më nota të gëzueshme./abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono